Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një konkurent për Bruno TELUSHIN, Partizani gjen mesfushor në Hong-Kong

Shkruar nga NEWSPORT
Një konkurent për Bruno TELUSHIN, Partizani gjen mesfushor në

Remi Dujardin mund të jetë lojtari i ri i Partizanit. Edhe pse nuk është çelur ende merkato e verës, mediet e huaj bëjnë me dije që kampionët kanë arritur akordin me një 23-vjeçar. Nga Hong-Kongu "hk.on.ç" raporton se futbollisti në fjalë do të jetë afrimin i parë nga 16-herë kampionët e Shqipërisë. Ai luan si mesfushor para mbrojtjes duke bërë lidhjen e mbrojtjes me mesfushën.

Këtë sezon ishte pjesë e Helsinkit, por nuk pati mundësi të luajë për shkak të Coronavirusit. Pritet me interes të shihet nëse vërtetë do të ketë një akord mes të kuqve dhe 23-vjeçarit. Pikërisht në këtë pozicion luan Bruno Telushi i cili është përfolur për t'u larguar. Nuk dihet ende nëse vlonjati ka zgjedhur divorcin apo bashkëpunimin për të ardhmen. Nëse vendos të kontribuojë për sezonin e ri, atëherë Dujardin do të konkurojë me të për një vend në formacionin titullar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga