Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Një kampionat për kornizë...

Shkruar nga NEWSPORT
Një kampionat për kornizë...

nga Ylli Aga

Në një treg global të drejtash televizive, ku paralelisht në sytë e opinionit tonë sportive,  parakalojnë  njëkohësisht  edhe  duelet  më  të  mëdha  europiane  nga  Premier  Liga,  Bundesliga,  Serie  A  apo La Liga edhe ato të Kategorisë Superiore, vështirësia  për  dhënien  e  një  opinioni  realist  është  në  shkallën  më  të  lartë.  Mbi  të  gjitha  edhe  për  shkak  të  problematikave të pandshme të futbollit me përditshmërinë e shqiptarëve dhe si dhe një backgroundi jo shumë pozitiv në tranzicionin e stërgjatur në vendin tonë.

Megjithatë,  përkundër    ambientit  tejet  dyshues,  Kampionati  I  78-të  do  të  mbetet  në  memorien  e  të gjithëve si më I mirë I luajtur pas viteve 90-të. Konfirmuar kjo tek një organizim më I mirë I shumicës së  klubeve  konkuruese  në  këtë  edicion,    cilësisë  së  skuadrave,  vecanërisht  tre  ekipeve  të  para,  infrastrukturës më të mirë si asnjëherë më parë dhe minimizim  të  fenomeneve  negative  të  futbollit  tonë.

Dhuna,  në asnjë rast nuk ishte kryefjalë e fundjavave tona  sportive.  Ndërsa,  paracaktimi  I  rezultateve  nuk  mungoi as këtë edicion, por në shumë pak ndeshje dhe me kosto të madhe morale për skuadrat e dyshuara. Por  përtej  polemikave  që  nuk  do  të  mbarojnë  asnjëherë,  e  sigurtë  është  se  shqiptarët  u  bënë  dëshmitarë  të  një  prej  garave  më  emocionuese  dhe  më me rivalitet në historinë e kampionateve tonë. Tre skuadra Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu luftuan nga fillimi dhe deri në fund për titullin kampion. Verilindorët arritën të parët në finish dhe iu gëzuan trofeut më të  madh  në  historinë  e  tyre,  duke  lënë  pas  zhgënjim  dhe  polemika  për  rivalët.  Por  ky  sukses  nuk  ishte

I  rastësishëm  për  kuksianët,  që  nuk  pësuan  asnjë  humbje,  derisa  e  siguruan  titullin  kampion,  kryesuan  25 nga 36 javët e kampionatit, ndërkohë që Skënderbeu kryesoi në 9 javë dhe Partizani në 1 javë. Një pikat më të forta për skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka ishte në sfidat direkte, teksa në 8 takime fitoi 3 dhe barazoi 5.

Gjithashtu sulmi më I mirë ishte për skuadrën kuksiane, ashtu sic edhe trofeu për golshënuesin më të mirë, me Pero Pejic. Por merita më e madhe e kuksianëve nuk mund të jenë statistikat, por fakti se fitoi në një duel me kundërshtarë shumë cilësorë sic realisht ishin Partizani dhe Skënderbeu, por edhe rivaliteti I jashtëzakonshëm me  të  gjitha  skuadrat  e  tjera.  Fakti  se  nuk  pati  një  hapësirë mes grupit të skuadrave që luanin për trofe dhe pjesmarrje në Europë dhe atyre të rënies nga kategoria, e ktheu cdo ndeshje në një finale.

Deri në fund ishim dëshmitarë  të  një  gare  te  ethshme  nga  vendi  I  4  deri  tek I 9-ti, ku cdo skuadër me një fitore prekte biletën për garat kontinentale dhe me një humbje shtonte ethet e mbijetesës. Dueli I javës së fundit Vllaznia-Tirana mori trajta epike, me bardheblutë që u ndërshkuan me rëndë se kurrë më parë në historinë e tyre. Një statistikë e  vecantë  për  klubin  më  të  titulluar në vendin tonë ishte se 36 javë  kampionat,  vetëm  në  javën  e  fundit  u  renditën  në  vendin e  9-të  dhe  rrjedhimisht  sollën  rënien  nga  Kategoria.  Ky kampionat do të mbahet mende gjithashtu  edhe  për rënien e mitit të fushës vendase, pasi në 180 ndeshje të luajtura, vetëm në 83 prej tyre kanë fituar të zotët e shtëpisë, 59 ndeshje u mbyllënë në barazim dhe në 38 prej tyre triumfuan skuadrat udhëtuese. Rivaliteti  I  jashtëzakonshëm,  sollë  rrjedhimisht  një  interes të shtuar të tifozëve, ndoënse në këtë element drejtuesit e klubeve mund dhe duhej ta shfrytezonin më shumë për të rritur të ardhurat dhe imazhin e tyre.

Kampionati shqiptar, nuk mund të jetë kurrsesi konkurues me ligat më të mëdha europiane, por prej

tyre mund të marrë shumë nga vlerat dhe fryma e tyre  e  “fair  play-it”,  ashtu  sic  klubet  konkuruese  duhet  të  vazhdojnë  betejën  për  t’iu  përafruar  statusit profesionist. Përtej të gjithave, kampionati I 78-të ishte nga elementët e pakët, që e bën të duket

Shqipërinë tonë, një vend normal!

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga