
Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topalli, kurorëzoi dashurinë me gazetaren Cindy Marina në një ceremoni të veçantë në Itali fundjavën që lamë pas, ndërsa luksi në dasëm sigurisht që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Moderatorja Eva Murati, ish-e dashura e Genar Topallit, i është përgjigjur komentit të një ndjekësi, duke thumbuar edhe Genar Topallin si djalin e Jozefinës, duke thënë se nuk do të donte asgjë që vjen nga lekë të vjedhura nga paratë publike.
Në dasmën e Genar Topallit ishin të ftuar figura të njohura të ekranit dhe politikanë, ndërsa Jozefina Topalli, nuk ishte e pranishme në seancën e betimit në parlament të premten e 12 Shtatorit si deputete e zgjedhur më 11 Maj, pasi dasma e të birit, kishte rëndësi më të madhe.
