
Ilir Daja
Pas fitores bindëse me Vllazninë, Dinamo ka pësuar një “tronditje” të vërtetë në dy ndeshjet e fundit. Humbjet kundër Elbasanit dhe ditën e sotme me Teutën kanë trazuar “ujërat”.
Edhe pse dinamvoitët u prezantuan në grupin e favoritëve për të fituar Superioren, duke se pesimizmi ka nisur të “infektojë” ekipin dhe tifozët.
Por kjo nuk është e gjitha. 0 gola të shënuar në 2 ndeshjet e fundit, tregues se sulmi i Ilir Dajës është në “ngërç”. Ky rendimet i ulët në fazën ofensive tremb jo pak. Ndeshja e radhës për Dinamon do të jetë kundër Bylisit në datën 21 shtator, aty ku fitorja ka marrë trajtën e detyrimit.
Poll