Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Spektakli i Vedat Muriqit nuk mjafton, Espanyol “hedh në kosh” dy golat e sulmuesit shqiptar, minuta edhe për Marash Kumbullën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakli i Vedat Muriqit nuk mjafton, Espanyol “hedh në
Vedat Muriqi duke festuar golin e dytë

Mallorca e shqiptarëve është mposhtur në transfertë nga Espanyol në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “RCDE Stadium”, përfundoi 3-2.

Pikërisht për ekipin e Mallorcas, dy golat u shënuan nga sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi. “Bomberi” nga Prizreni tundi rrjetën dy herë, në minutën e 45-të dhe në të 65-tën, por nuk mjaftuan as për 1 pikë.

Minuta kishte edhe për Marash Kumbullën. Qendërmbrojtësi nga Malësia e Madhe ishte titullar, por pjesën e dytë e nisi nga stoli pas një zëvendësimi të papritur.

Pas kësaj humbje, Mallorca, mbetet në vendin e parafundit në renditje me vetëm 1 pikë. Në krahun tjetër me 10 pikë në 4 ndeshje, Espanyoll mban vendin e 3-të në klasifikim.

Goli i parë i Vedat Muriqit

Goli i dytë i Vedat Muriqit  

Poll

Lexo gjithashtu