Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një forcë më shumë për Dajën, Partizani përforcohet para Bylis

Shkruar nga NEWSPORT
Një forcë më shumë për Dajën, Partizani

Partizani luan të diel në 16:00 me Bylis në transfertë. Demat kanë një detyrë jo të lehtë, ndërsa kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy ndeshjeve të thata. Trajneri Ilir Daja po e përgatit sfidën me grupin e plotë, teksa nga El Salvador është rikthyer edhe mbrojtësi Dominguez. Lojtari ishte me Kombëtaren e tij dhe largësia mes vendeve ka bërë që ai të bashkohet në fund me të kuqtë.

Me grupin e plotë, Daja do ketë mundësi të përgatisë si duhet ndeshjen me ballshiotët, që vitet e fundit kanë qenë një "mace e zezë" për Partizanin. Edhe pse ka disa muaj që është pjesë e skuadrës, Dominguez ende nuk ka debutuar me fanellën e kuqe, ndërsa sinjale të mira dha Ferhan Hasani, që veçse me Maqedoninë e Veriut, mori minuta edhe me fanellën e Demave në barazimin 0-0 në Shkodër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga