Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një ekip i ri po "lind" në Kategorinë e Parë, APOLONIA "thyen" çdo pritshmëri

Shkruar nga NEWSPORT
Një ekip i ri po "lind" në Kategorinë e Parë,

Ekipi i Apolonisë është kthyer i pandalshëm në Kategorinë e Parë B teksa ndodhen në vendin e parë me 35 pikë pas 16 javësh kampionat. Ekipi i drejtuar nga Artan Mërgjyshi ka thyer çdo pritshmëri këtë sezon dhe kanë regjistruar statistika fantastike në krahasim me rivalët e tyre direkt. Fierakët kanë shënuar plotë 35 gola, ndërsa kanë pësuar vetëm 13 dhe kanë një diferencë golash 22, ndërsa rivalët e tyre Pogradeci e Lushnja e kanë dieferncën e golave respektivisht 9 dhe 11.

Nëse do të ishim në fillim të kampionatit askush nuk do t'i parashikonte këto shifra për klubin fierak. E veçanta e Apolonisë nuk janë vetëm pikët e mbledhura dhe ecuria pozitive, por fakti se në përbërje të ekipit kannë vetëm lojtarë të rinj, ku mosha mesatare nuk e kalon 20 vjeç. Këta futbolistë që sot luajnë me zemër dhe me shumë pasion, janë bërë e tashmja dhe ndoshta e ardhmja e ndritur e Apolonisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga