Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Një ditë do të më shikoni në Barcelonë”, Edon Zhegrova flet për gjestin ndaj Shqipërisë: Jam lojtar që bëj show, kam oferta konkrete nga kampionatin francez

Shkruar nga NEWSPORT
“Një ditë do të më shikoni në

Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të talentuar shqiptar. Sulmuesi i Kosovës është pjesë e Bazelit këtë sezon pasi është huazuar nga Genk. Në një lidhje me “Fan zone”, Zhegrova ka folur për rikthimin në fushë, Kosovën dhe të ardhmen.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë dhe jemi munduar të mbajmë veten në formë me programet që kemi marrë nga klubi. Tani jemi kthyer në stërvitje me skuadrën dhe gjithçka po shkon mirë”.

Aventura te Bazeli? “Bazeli nuk e ka opsionin për të më blerë për shkak të pandemisë së Covid-19. Kam shumë oferta nga Franca, Anglia e Gjermania dhe do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat, por dëshiroj edhe të luaj në Bazel. Kam oferta konkrete nga Franca dhe do të vendos me menaxherin tim projektin më të mirë dhe ku mund të luaj më shumë.

Nesër do të vendoset se çfarë do të bëhet e shpresojmë të luhet kampionati deri në fund”.

Pika ime më e fortë që është që kam shumë vetëbesim dje kam i kënaqur me veten time”.

Festimi ndaj Shqipërisë? “Festimi ka qenë normal, gjesti është pjesë lojës dhe jam shoëmen. Shqipërinë e dua shumë e shpresoj të kualifikohen në Europë sërish. Nuk dua të luaj në kampionatin shqiptar dhe atë kosovar.

Ne do të bëjmë maksimumin ndaj Maqedonisë dhe në futboll nuk i dihet asnjëherë”.

Konkurrenca me Rashicën? “Është një super lojtar dhe nuk kam rivalitet, por shok skuadre. Kur më jep mundësi trajneri bëj gjithmonë maksimumin. Keni për të parë Zhegrovën në Barcelonë në të ardhmen”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga