
Partizani luajti kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të që përfundoi me shifrat 1-1. Në fushën e lojës zbritën Bruno Telushi për të kuqtë dhe Idi Batha në radhët e bardhebluve. Duelet mes tyre ishin të shumta, ndërsa nuk mungoi as loja e ashpër. Madje në një moment të dy u kapën në fushë, ku u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t'i qetësuar.
Në fakt kjo përplasje nuk ka nisur në fushë, por muaj më parë, në fillim të pandemisë së Coronavirusit. Në një konferencë për shtyp, vlonjati Bruno Telushi pati deklaruar: "Një burrë nuk shkon kurrë te Tirana". Në fakt një gjë të tillë e ka bërë Batha i cili në merkaton e verës së shkuar zgjodhi 24 herë kampionët e vendit. Pak më vonë, gjirokastriti dha një intervistë për Neësport ku ndër të tjera u shpreh: "Një burrë flet gjithmonë në fushë".
"Xixat" mes dy luftarakëve të mesfushorëve të ekipeve të kryeqytetit nisi muaj më parë, ndërsa në derbin e së premtes u "vunë në skenë" fjalët e thëna.