Denys Balanyuk është sulmuesi që pritet t’i bashkohet Kukësit. Është përfolur prej ditësh për një ukrainas, madje Pero Pejiç është shprehur në media se janë pranë marrëveshjes me të. 24-vjeçari po kërkohet me ngulm nga drejtuesit verilindorë pasi dhe trajneri Diego Longo ka dhënë miratimin e tij për ta pasur në skuadër.
Balanyuk luan si sulmues qendre dhe njihet për një të djathtë të frikshme. Ai është lojtar i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Torpedo e Moskës. Megjithatë siç raporton shtypi i shkruar, 24-vjeçari ka kërkuar një pagë prej 10 mijë eurosh në muaj, e papërballueshme momentalisht nga verilindorët. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa tratativat kanë nisur prej ditësh.