
Sot, është larguar nga detyra si zëdhënës për shtyp i Korabit, Eduad Ilnica, i cili ka lajmëruar largimin e tij nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ai ka njoftuar se heq dora nga detyra që mbante në klubin e Korabit. Arsyeja e largimit të tij, sipas Ilnicës vjen për faktin se klubin e ka përfshirë një konfuzion, gjë e cila nuk e ka lejuar Ilnicën të ushtrojë detyrën.
“Bëj me dije se, duke filluar nga sot, nuk jam pjesë e stafit të KF Korabi, në detyrën si zëdhënës shtypi pranë këtij klubi. Edhe pse nuk jam përgjegjës për ecurinë e ekipit në pjesën e parë të sezonit, dorëheqjen e jap sepse ndjej përgjegjësi morale. Duke parë konfuzionin që ka përfshirë klubin, e kam të pamundur të ushtroj detyrën time. Gjithsesi, mbetem i Korabit, si një dashamirës, tifoz i zjarrtë dhe përkrahës në forma nga më të ndryshmet, por zyrtarisht nuk jam pjesë e strukturës së klubit me një detyrë konkrete. Shpresoj dhe uroj me gjithë zemër që Korabi të mbijetojë në Superiore dhe do të bëj tifo për ekipin. Ndoshta rrugët me Korabin do të kryqëzohen sërish për një bashkëpunim në të ardhmen. Falënderoj kolegët e mediave sportive dhe jo vetëm që më ndihmuan në punën time"!, shkruan Ilinica në statusin e tij.
[gallery columns="1" size="full" ids="71361"]