Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nis numërimi mbrapsht për verilindorët, Korabi-Kukësi sfida e të vërtetës

Shkruar nga NEWSPORT
Nis numërimi mbrapsht për verilindorët, Korabi-Kukësi sfida

Edhe tre finale për t’u luajtur, 270 minuta që do të vendosin gjithë sezonin. Kukësi do të nisë nga kjo e hënë contdownin e ndeshjeve të mbetura dhe edhe pse mund të duket ironike që ndaj Korabit mund të cilësohet finale, historia e këtij sezoni e ka mësuar skuadrën e Gjokës së asnjë ndeshje nuk duhet nënvlersuar.

Ishte pikërisht skuadra dibrane që i rrëmbeu një barazim në fazën e dytë duke i shkaktuar dhimbje koke trajnerit kryeqytetas por nuk duhen harruar dëmet që Korabi u ka shkaktuar edhe Tiranës e Vllaznisë. Një sfidë e gjitha për t’u luajtur me Kukësin që gjithsesi do të zhvillojë një betejë përpara stuhisë së madhe pasi një javë më vonë ndoshta do të konsumojë të gjitha kreditet në duelin me Skënderbeun.

56 është diferenca e pikëve mes dy skuadrave që mbulojnë dy skajet e klasifikimit por dibranët kanë premtuar luftë sportive deri në fund dhe kjo është një mundësi e artë për të treguar se ata nuk lëshojnë terren ndaj asnjë kundërshtari në Kategorinë Superiore, pavarësisht emrit apo pozivcionit në renditje. Në krahun tjetër, edhe pse i pamendueshëm në kampin kuksian, një hap fals do të prishte gjithçka të bukur të ndërtuar këtë sezon. Ndeshja do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ku Korabi ka zhvilluar si pritës pjesën më të madhe të takimeve të këtij sezoni.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga