Ifeani Edeh do t'i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë, pas dëmtimit që pësoi kundër Flamurtarit të dielën në "Selman Stërmasi".
Në momentin më të mirë të tij, pikërisht në sfidën ku gjeti golin e parë me fanellën e Tiranës, sulmuesi nigerian do të duhet të ndalet për të paktën 1 muaj.
Pas lajmit se do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Edeh ka lënë një status në profilin e tij në Facebook duke premtuar se do të kthehet më i fortë për lavdi me klubin bardheblu, ndërsa në fund nuk ka munguar as inkurajimi për skuadrën dhe tifozët në moton: Forca Tirona!
[caption id="attachment_42394" align="alignnone" width="499"] Postimi i Edeh në Facebook[/caption]
Poll