
Houssem Aouar është një nga lojtarët që kërkohet nga skuadrat e mëdha. Mesfushori francez është në vitin e tij të fundit të kontratës me Lyon dhe në merkaton e verës mund të ketë një largim të tij. 24-vjeçari kërkon një aventurë në një tjetër kampionët dhe tashmë duke parë interesimet drejt tij, shancet për rinovim janë minimale.
Sipas “Calciomercato” raportohet se është ngushtuar rrezja e skuadrave për shërbimet e tij. Milan dhe Manchester United janë dorëzuar në këtë garë, pasi duke parë konkurencën për të kanë hedhur sytë diku tjetër.
Sipas po të njëjtit burim, Napoli kryeson listën, teksa Roma dhe Eintracht Frankfurt kanë gjithashtu interes për mesfushorin francez. Aouar këtë edicion ka luajtur në vetëm 10 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.