
Kampionatit shqiptar i është rritur vlera vitet e fundit. Superioria ka filluar të pasqyrohet edhe në mediat e huaja.
Italiania "Tuttomercatoweb", i ka kushtuar një material të veçantë Superiores, ku flet për ecurinë e kampionatit.
"Skënderbeu 'knock out', ia del Flamurtari", shkruan media në materialin e kësaj jave për Superioren.
"Flamurtari ka fituar, duke ngushtuar kështu distancën me kryesuesit e Skënderbeut, që u mund nga Laçi.
Partizani nga ana tjetër, vazhdon rrugën e ngjitjes në krye, teksa ka fituar me Teutën", shkruan ndër të tjera "tuttomercatoweb.com"./Newsport.al
Poll