
Agron Duka ka qenë i ftuar në Radio Tirana, teksa ka folur për karrierën e tij sportive për gazetarin Ervin Baku. Në një intervistë të veçantë, ish-volejbollisti i Dajtit dhe Erzenit, ka zbuluar se nuk ekipi aktual shijakas në volejboll për meshkuj s'ka nevojë për ndihmën e tij.
A do të jetë një ditë ai president i Erzenit? "Erzeni i Shijakut po ecën jashtëzakonisht mirë sot në volejboll për meshkuj. Nuk besoj se kanë nevojë për ndërhyrjen time", është shprehur fillimisht ai.
"Asnjë skuadër nuk i ka shpëtuar grackës së Shijakut...Kemi mundur edhe Dinamon e madhe 3-2", shtoi më tej vëllai i presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Tashmë pjesë e politikës shqiptare, Agron Duka është nderuar me titullin e "Mirënjohjes" nga Federata Shqiptare e Volejbollit për kontributin e madh të dhënë në këtë sport.