
Kastrioti është një nga skuadrat që ka lëvizur më pak në këtë merkato vere, megjithatë drejtuesit kanë premtuar se do të arrijnë të krijojnë një ekip kompakt për edicionin e ri futbollistik. Ditën e djeshme, krutanët kanë zbritur në fushë me një grup të cunguar. Të gjithë ata që vijojnë të jenë pjesë e Kastriotit janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu, i cili ka kërkuar nga presidenca afrimin e disa futbollistëve.
Në seancën e djeshme stërvitore në sy ka rënë Franci Lala. Sezonin e shkuar me Partizanin, qendërmbrojtësi ka zgjedhur të vijojë aventurën me krutanët. Priten me interes afrimet e radhës te Kastrioti, që sezonin e shkuar në pjesën e parë të tij tregoi se ishte grupi që duhej mundur.