
Kategoria Superiore është shtyrë për shkak të pandemisë, ndërsa ndeshjet po vijojnë qysh prej fillimit të qershorit. Një situatë aspak e qetë është te Partizani sa i takon kontratave të lojtarëve. Disa nga kampionët e të kuqve nga nesër nuk i lidh më asnjë shkresë me klubin, ndërsa Alban Hoxha dhe Bruno Telushi zyrtarisht nuk kanë rinovuar me klubin.
Të dy lojtarët që mbajnë peshën më të madhe në grup përfliten për një largim, për aq kohë sa vetë klubi nuk ka rinovuar. Edhe pse u përfol se do të hidhej e zeza mbi të bardhë, fakt është se Telushi dhe Hoxha ende nuk kanë nënshkruar kontratën e re.
Ajo aktualja skadon mesnatën e sotme, ndërsa lojtarët e kanë pranuar vetë se ende nuk kanë rinovuar. Besohet se akordi është gjetur, me lojtarët që janë ende "në ajër" pasi ende nuk kanë firmosur një të tillë, që do të thotë se nuk janë njohur me kushtet e reja nga punëdhënësi. Priten zhvillime të reja në kampin e kuq.