
Aldrit Oshafi ishte një nga afrimet cilësore të Tomorit gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi u huazua nga Teuta në Berat për të luajtur më shumë minuta. Skuadra beratase mori një fitore të rëndësishme ndaj Turbinës duke "blinduar" vendin e dytë dhe një prononcim për "E hëna Sportive", Oshafi zbuloi edhe objektivat e skuadrës dhe ato personale.
"Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Diferencën e bëri grupi dhe luftuam deri në fund për të arritur suksesin. Kemi siguruar vendin e dytë në Grup, shpresojmë të vazhdojmë kështu".
"Tek Tomori, përveçse është skuadra ku jam rritur, më është ofruar komoditeti i duhur. Nuk mund të them se do ngjitemi në Superligë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, duhet të punojmë shumë dhe çdo gjë është e mundur".
"Kam kaluar nga Teuta tek Tomori në formë huazimi. Edhe tek durrsakët çdo gjë shkoi mirë, por doja më shumë minuta në fushë. Njohja me trajnerin Sinella më ka ndihmuar shumë, jo vetëm mua, por dhe shumë lojtarë të tjerë. Tani duhet të bëjmë të pamundurën që të arrijmë objektivat".
"Në Berat nuk flitet për objektivin Superligë, ndeshjet i marim një nga një. Shpresojmë që në fund të ndahet sipas më të mirëve".