Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Dinamo te Dinamo, Teuta kërkon ‘kthesën’ e madhe në “Niko Dovana”

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Dinamo te Dinamo, Teuta kërkon ‘kthesën’ e madhe

Teuta dhe Dinamo do të përballen më 22 dhjetor për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” do të startojë në orën 17:00.

Dinamo e nisi mirë me Mehmetin, por në dy ndeshjet e fundit ka dy humbje. Në krahun tjetër Teuta, nuk njeh fitore që prej 22 tetorit të këtij viti, pikërisht në ndeshjen ndaj Dinamos. Në ndeshjen e fundit të luajtur durrsakët triumfuan me rezultatin 2-3.

Që pas asaj fitoreje, Teuta ka marrë 4 humbje dhe 5 barazime, ku 4 nga këta të fundit i ka radhazi.

Tashmë ndaj Dinamos në “Niko Dovana” kërkon një tjetër fitore. Një triumf që mund të quhet dhe ‘kthesa’ e madhe për “Djemtë e Detit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga