Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nga Broja, Bajrami dhe Ramadani e deri tek “El Clasico”, zbuloni përballjet e ditës së sotme (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Broja, Bajrami dhe Ramadani e deri tek “El Clasico”, zbuloni

Ditën e sotme do të luhen disa ndeshje majft interesante në kampionatet kryesore. Në Spanjë të gjithë do të jetë sy e veshë nga “El Clasico” ku vihen përballë Barcelona dhe Real Madrid. Kjo ndeshje do të luhet në orën 16:15 dhe fitorja vlen më shumë se 3 pikët.

Ndërkohë edhe në Premier League do të luhen sfida interesante, teksa në fushë do të zbresin Arsenal, Chelsea dhe Neëcastle.  Gjithçka do të nisë me duelin mes Chelsea dhe Brentford në orën 13:30. Në këtë përballje pritet që ta nisë si titullarë Armando Broja, ndërsa Arsenali pret Sheffielf United në orën 16:00. Ndërkohë Ëolves pret Neëcastle në orën 18:30.

Në Serie A do të jetë radha e shqiptaarëve për të tentuar 3 pikët. Fillimisht do të jetë Nedim Bajrami që do të presë Bolognan në orën 15:00, ndërsa në orën 18:00 Leçe e Ylber Ramadanit pret Torinon. Gjithashtu duelojë me  Veronan me sfidën që do të luhet në orën 20:45.

Edhe në Bundesligë do të luajnë shqiptarët. Në orën 15:30 e gjithë vëmendja do të jetë te Bayern Munich, i cili do të ketë përballë ekipin e Klaus Gjasulës, Darmstadt. Një sfidë ku padiksutim janë favoritë bavarezët, të cilët tentojnë sërish 3 pikët për të mos u shkëputur nga kreu i renditjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga