Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Anglia në Turqi, mbrojtësi i Kosovës zbulon arsyet e transferimit: Është një skuadër që synon Europën, nuk e kam vendosur ende të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Anglia në Turqi, mbrojtësi i Kosovës zbulon arsyet e

Florend Hadergjonaj është një nga lojtarët e talentuar që luan në Superligën turke për Kasimpasa. Mbrojtësi shqiptar u largua nga Hudersfiled në merkaton e janarit, ndërsa është pjesë edhe e Kosovës. Në një lidhje me “Fan Zone”, Hadergjonaj ka folur për sezoni aktual dhe situatën me Covid-19 në Turqi.

“Fillimi e bëri Gjermania me Bundesligën dhe pa tifozë nuk është e lehtë, por për ne është e rëndësishme të luajmë futboll. Për mua është hera e parë që kam ndënjtur kaq shumë pa luajtur pasi për fat të mirë nuk kam pasur dëmtime të rënda. Këtu në Turqi ka pasur rregulla të forta dhe të gjithë njerëzit janë mbrojtur nga virusi.

E kam nisur karrierën te Young Boys dhe luajta për ekipin e parë pastaj shkova në Gjermani dhe Angli. Tani luaj në Turqi, por nuk ka qenë e lehtë për mua pasi duhej një punë e madhe për të arritur këtu”.

Sezoni me Kasimpasa? “Kam ardhur në fund të janarit këtu dhe kam luajtur disa ndeshje. Kur kam ardhur këtu e dija që skuadra ka kualitet dhe ambiciet janë për shumë lartë në renditje. Besoj që nga sezoni tjetër duam të luajmë në Europë dhe të kapim një nga 7 vendet e para. Kur erdha këtu bërë një ditë stërvitje dhe të nesërmen hyra në lojë si titullar dhe nuk ishte e lehtë për mua”.

Rikthimi te Hudersfield? “Jam larguar në mënyrën më të mirë atje dhe flasi çdo ditë me klubin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit dhe të gjitha gjërat janë të hapura”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga