Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Anglia në Tiranë për ndeshjen, tifozit i dalin biletat false

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Anglia në Tiranë për ndeshjen, tifozit i dalin biletat false

Mijëra tifozë ndodhen jashtë stadiumit Air Albania dhe po për presin radhën për të futur dhe për të parë ndeshjen.

Tifozët e zjarrtë kanë ardhur jo vetëm nga të gjitha qytetet e vendit, por edhe nga jashtë shtetit. Ky është rasti i një emigranti shqiptar, i cili ka ardhur nga Angli për të parë ndeshjen në Tiranë, por që i ka rezultuar bileta false.

Të riut kur po i bëhej check-in i ka rezultuat bileta false, atij dhe 6 shokëve të tij që kishin ardhur nga Angli për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Ai për “Fax neqs” ka thënë se biletën e ka blerë në treg të zi përmes Instagramit me çmimin prej 60 euro, por duket se rruga e gjatë i ka shkuar kot, pasi sërish ndeshjen do e shoh nga ekrani.

U detyruam të blenim në portale të tjera ose treg të zi si në rastin tim. Rast tipik i inekzistencës së shtetit. Nuk e di çfarë të them. Vijmë nga Anglia, 6 persona. Për të gjashtë fallco. Gjetëm dhe disa të tjerë që kishin ardhur nga Zvicra. Vlera e biletës 60 euro. Personi në emrin e të cilit ishte bileta nuk gjendet, nuk ekziston. U gjet përmes instagramit nga një shoku im. Ai e takoi personin që ia dha biletën, më pas nuk gjendet më”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga