Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

NEYMAR nuk zë “mend”, kryebashkiaku i qytetit të Bougival denoncon sulmuesin brazilian

Shkruar nga NEWSPORT
NEYMAR nuk zë “mend”, kryebashkiaku i qytetit të Bougival

Neymar herë pas here përfundon në qendër të mediave për shkak të “bëmave” të tij. Sulmuesi brazilian nuk zë “mend” dhe këtë herë është akuzuar nga kryebashkiaku i qytetit të Bougival për prishje të qetësisë.

Sipas “Le Parisien” zyrtari i shtetit ka denoncuar yllin e Brazilit për shkak të zhurmave të shkaktuara nga futbollisti i PSG-së në shtëpinë e tij.

Sipas po të njëjtit burim bëhet me dije se kjo festë i përket datës 5 shkurt kur braziliani festoi edhe 31-vjetorin e tij të lindjes. Muzika e lartë ka zgjatur nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, gjë që ka bërë që fqinjët të thërrasin njoftojnë policinë.

“Nuk ishte vetëm zhurma. Ishte jashtëzakonisht e bezdisshme. Ne mund të flasim verbalisht, por çfarë mund t’i bësh dikujt që nuk e ka problem të paguajë një gjobë prej 45 eurosh duke pasur parasysh atë që fiton? Në një moment do të dërgojmë dosjet në prokurori për probleme të përsëritura të rendit publik”, përfundoi kryebashkiaku Luc Wattelle për “Le Parisien”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga