
Neymar me shumë gjasa po jeton ditët e fundit në Paris si lojtar i PSG-së, pasi braziliani në merkaton everës mund të largohet nga Franca.
Interesimet për të nuk mungojnë dhe Manchester United është një nga skuadrat që kërkon shërbimet e tij. Në fakt prej kohës anglezët janë në kërkim të një sulmuesi që mund të garantojë gola në sezonin e ardhshëm dhe Neymar duket se përmbush pritshmëritë e Erik Ten Hag.
Sipas “L’Equipe” United udhëheq garën për shërbimet e tij dhe “djajtë” janë të gatshëm të transferojnë neymar, por edhe ta huazojnë atë në rast se PSG-ja nuk dëshiron ta shesi. Gjithashtu 31-vjeçari është i lidhur ngushtë edhe me një rikthim në “Camp Nou” aty ku mund të rivishte edhe njëherë fanelën e Barcelonës.