NEYMAR e pranon se eliminimi e paralizoi për disa minuta: Ky Brazil e meritonte, por nuk ishte vullneti i Zotit!
Shkruar nga NEWSPORT
Brazili i dha lamtumirën Kupës së Botës pasi u mposht nga Kroacia pas gjuajtjes së penalltive. Një humbje që “lëshoi” përtokë yjet e “sambas” braziliane, ndërsa lotët “mbuluan” fushën. Neymar ishte një nga lojtarët që shpërtheu në të qara, eliminim që duket se ka lënë gjurmë të thellë te brazilainei, i cili është rikthyer sërish protagonistë, por këtë herë në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe një mesazh.
"Jam i shkatërruar psikologjikisht. Humbja padyshim që më ka lënduar më së shumti, më paralizoi për dhjetë minuta dhe menjëherë pas kësaj fillova të qaj në mënyrë të pakontrolluar. Do të dhemb, për fat të keq, për një kohë të gjatë. Ne luftuam deri në fund, jam krenar për bashkëlojtarët e mi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre. Ky grup meritonte më mirë, ne e meritonim, BRAZILI e meritonte... Por nuk ishte vullneti i Zotit!Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e kombëtares sonë. Fatkeqësisht nuk funksionoi... Kjo do të dhemb për një kohë të gjatë. Faleminderit për gjithçka o Zot, më ke dhënë gjithçka kështu që nuk mund të ankohem. Thjesht faleminderit që më shikoveI gjithë nderi dhe lavdia janë gjithmonë për ju, pa marrë parasysh rrethanat", ka shkruar lojtari i PSG-së në llogarinë e tij në Instagram.