Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nexhipi do të largohej nga Kukësi? Safet GJICI s'përmbahet: Mua më lusin të qëndrojnë, ai erdhi me 0 eksperiencë

Shkruar nga NEWSPORT
Nexhipi do të largohej nga Kukësi? Safet GJICI s'përmbahet:

Kategoria Superiore nuk ka nisur ende. Ishte parashikuar që sezoni i ri te niste më datë 12 shtator, por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak se Liga Profesionsite dhe presidentët e klubeve vendosën që bojkotonin kampionatin deri në plotësimin e 4 kërkesave. Ditën e sotme presidenti Duka kishte një takim me Kryeministrin Rama dhe ngërçi duket drejt zgjidhjes. I ftuar në emisionin "Fax Sport", presidenti i Kukësit, Safet Gjici u shpreh:

Ka kërkuar drejtori Nexhipi largimin? "Nexhipi nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet. Nuk ka dhënë asnjeherë dorëheqjen drejtori pasi te mua nuk largohet askush, por biles më luten për të qendruar pasi jemi klub korrekt. Pa u larguar Nexhipi më morën shumë persona në telefon për të marrë këtë post. Nëse do të kërkonte largimin ne nuk do të bënim grevë për largimin e tij.

Nexhipi ka qenë një lojtar I mirë dhe te ne erdhi me eskperincë 0 si drejtor dhe prej dy vitesh ka fituar mjaft eksperiencë. Afrimet në këtë merkato janë të tijët dhe tani mbetet për t'u parë se çfarë do të bëjnë në fushë. Ne nuk duhet vetëm të blejmë lojtarë, por edhe të shesin duke parë që kemi shumë lojtar të rinj të talentuar në skuadër.

Rifillimi i kampionatit të mërkurën? "Presidenti i FSHF-së ka bërë një takim ditën e sotme me kryeministrin Rama dhe mendoj se ky takim i ka dhënë një zgjidhje situatës. Nuk bëhet çdo gjë brenda ditës, por unë kam bindje që shumë shpejt do të fillojë Kategoria Superiore.

Kemi qenë që në fillim që mos të bojkotonim edhe pse kërkesat tona janë të drejta. Unë besoj se jemi  në rrugën e duhur duke parë takimin Rama-Duka,  unë mendoj se nga java tjetër kampionati do të fillojë pasi do të ketë një plotësim të kërkesave tona.

Ka një ndryshim shumë të madh kur takohet presidenti me Kryeministrin pasi unë mendoj se dikush nga Liga ka marrë më shumë përgjegjësi seç i takon që bojkoti të vazhdonte më shumë. Unë e kam thënë që në fillim që jam kundër bojkotit dhe sot besoj shumë se do të kemi një zgjidhje që kampionati do të rinisi shumë shpejt.

Kërkesat e Ligës janë madhore e sidomos Ligji i Sponsorizimit pasi këtu është problemi më I madh. Besoj se do të ketë negociata dhe me takimin e sotëm ka filluar zgjidhja pasi detajet teknike do të bëhen gjatë ditëve në vazhdim".

Protestat? "Ndonjë prej anëtarëve të Ligës e ka pasur këtë mendim, por nuk zgjidhet gjë me protesta, por me takime duke u ulur në tavolinë. Duhet të fillojmë të luajmë sa më shpejt dhe mendoj se do të gjejmë gjuhen e përbashkët në ditët në vazhdim".

Përplasja ndaj Kokëdhima? "Nuk merren me Kokëdhimë pasi nuk ka ardhur akoma në Superligë. Ai si futet ashtu edhe del dhe nuk ka bërë investime të mëdha. Ai mori përsipër diçka që nuk ia kishte autorizuar asnjë nga Liga dhe bënte shantazhet për një bojkot të gjatë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga