
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Romën, nesër në orën 20:45 në Olimpico.
Çfarë pret nga Roma?
“Ata po bëjne një kampionat të shkëlqyer, po luftojne për një vend në Champions. Në shtëpi mendoj se janë skuadra e parë në Europë, apo ndër 3 më të mirat, që kanë pësuar më pak gola. Vetëm 5 në 11 ndeshje, vjen nga 4 fitore pa pësuar gol në shtëpi. Do të jetë një lojë e mirë, në një stadium plot. Do gjejmë edhe një ditë të bukur pranvere, duhet të jemi të zotë të bëjmë një garë të mirë”.
Çfarë sulmi keni në mendje? Mendoni tridentin?
“Duhet të jeni të durueshëm dhe të qetë për të vendosur lojtarë që nuk kanë luajtur për një kohë të gjatë. Ne kemi edhe Freiburg të enjten, ndryshimet nga pankina janë të rëndësishme dhe që ata të hyjnë si natën tjetër me Torinon kur ishin vendimtarë. Jam i lumtur që i kam të gjithe në dispozicion. Të gjithëve u pëlqen të luajnë 90 minuta në të gjitha ndeshjet, por është e pamundur."
Krahasimi me Murinhon?
“Nëse e lidh veten me të, jam shumë i lumtur, ai ka fituar 26 trofe në karrierën e tij dhe nuk janë pak. Ai po bën një punë të shkëlqyer në Romë, Roma nuk kishte luftuar për të hyrë në Champions League për disa vite, kane shenuar 44 pike, me vjen keq nese nuk eshte neser, shpresoj ta shoh ne fushe.
A do të ishit të lumtur të kishit sërish Di Maria vitin e ardhshëm?
"Është gjithmonë bukur të kesh lojtarë të mëdhenj. Angel është i jashtëzakonshëm, por klubi kujdeset për këtë. Tani për tani mendoj se prioritetet janë të ndryshme edhe nëse Danilos i rinovohet kontrata. Pastaj do të vlerësojmë, nuk e di se çfarë nevoje janë nga lojtarët.
Mendoj se ka luajtur 4 ndeshje, ka luajtur gjithmonë në fund. Ai ka hyrë për 35 minuta me Spezia, e rëndësishme është që kur luan, pavarësisht minutave, të vendosë si ka bërë në këto ndeshje".
A do të jetë Dybala nesër lojtari special?
"Paulo është një lojtar që ka treguar në numra, në gola se është i rëndësishëm. Ai është për Romën, ai ishte për Juventusin. Ne do të përballemi me të duke ditur karakteristikat e tij, sigurisht që duhet t'i kushtojmë vëmendje të veçantë sepse kur ai afrohet zona është e rrezikshme”.
A do të ishte të shkosh në Champions League me një dënim të tillë si të fitosh një Scudetto?
“Të shkosh në Champions League me -15 është si të fitosh tre kampionate, jo një”.