Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në Vlorë nuk fshihen, edhe Zeqiri zbulon objektivin e Flamurtarit: Duam Kupën e Shqipërisë!

Shkruar nga NEWSPORT
Në Vlorë nuk fshihen, edhe Zeqiri zbulon objektivin e Flamurtarit:

Pas një periudhe të vështirë me dëmtime të shpeshta, Hair Zeqiri ka rifituar formën e tij optimale gjatë këtij sezoni. Mesfushori 28-vjecar numëron 15 paraqitje me Flamurtarin në kampionat, duke u shfaqur si një element shumë i rëndësishëm për skuadrën vlonjate. Nga Antalya pas ndeshjes miqësores të fituar me rezultatin 1-0 ndaj Aktobes, Zeqiri në një intervistë për Supersport vlerësoi maksimalisht minifazën përgatitore të dimrit që zhvilloi Flamurtari në Turqi.

“Ndeshja e fituar ndaj Aktobes na kënaq, sepse vijmë në fund të fazës përgatitore dhe normalisht tashmë jemi më të cliruar edhe nga ngarkesat. Ishte një minifazëpërgatitore mjaft e mirë nga ana e ekipit tonë, e drejtuar shumë mirë nga profesor Mezani. Besoj se i kemi arritur deri diku objektivat që kishim në këtë fazë, dhe besoj se e përfunduam shumë mirë me këtë fitore kundër Aktobes që është një skuadër e fortë”.

Sipas 28-vjecarit përgatitjet në Antalya i kanë bërë mirë kuqezinjëve, me Flamurtarin që tashmë është gati për rifillimin e kampionatit.

“Unë besoj që tani ekipi është mjaft i qetë për të punuar dhe për të arritur ato objektiva që kanë vendosur drejtuesit e klubit pas problemeve që kemi pasur. Kemi bërë një minifazëpërgatitore në Turqi dhe tani presim të rifillojë kampionati dhe të vazhdojmë të bëjmë ato paraqitje të mira si në fund të vitit të kaluar në mënyrë që të arrimë objektivat”.

Kupa e Shqipërisë është objektivi madhor i skuadrës së Gentian Mezanit në këtë sezon, dicka të tillë e nënvizoi edhe vetë Hair Zeqiri i cili gjithsesi shtoi se Flamurtari nuk do të heqë dorë as nga kampionati.

“Objektivi jonë madhor është fitimi i Kupës së Shqipërisë, besoj se kemi eksperiencë përsa i përket këtij trofeu, kështu që do t’i vihemi fort punës për të fituar këtë trofe, por edhe në kampionat do të bëjmë maksimum pasi duam të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe të kënaqim tifozët me lojra të bukura dhe me rezultate pozitive”.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga