Tirana
Një nga njerëzit më të dashur për familjen bardheblu, Astrit Burreli në moshën 67-vjeçare ai mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djem të mrekullueshëm.
Ishte i kudogjendur, përherë pranë familjes së madhe bardheblu. Dhe së fundmi pranë klubit të Tiranës si një nga punonjësit e stadiumit “Selman Stërmasi”.
Ndërkohë që sot, dueli mes Tiranës dhe Bylisit nisi pikërisht me nderime ndaj tij. Si fillim u mbajt 1 minutë heshtje, teksa më pas futbollsitët bardheblu vendosën lule pranë fotografisë së tij, si shenjë respekti për të.
Poll
