
Neymar është një tjetër lojtarë që do të largohet nga PSG-ja. Sulmuesi brazilian dëshiron tashmë një aventurë të re në një tjetër skuadër dhe largimi i tij nga Parisi duket gjithmonë e më afër.
Në Spanjë janë të sigurtë se tashmë sulmuesi ka arritur marrëveshjen me Barcelonën. Sipas “El Chiringuito” bëhet me dije se 31-vjeçari ka rënë dakort me Joan Laportën për një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Gjithashtu do të ketë një pagë sezonale 13 milionë euro.
Tashmë mbetet që mes klubeve të arrihet një marrëveshje, me kampionët e Ligue 1 që kërkojnë 150 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin, shumë kjo e lartë për financat e katalanasve. Gjithsesi opsion mbetet huazimi dhe me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit për shifrën e 50 milionë euro. Nëse gjithçka arrihet atëherë Neymar do të rikthehej në “Camp Nou” për të shkëlqyer njëjtë si 4 sezone më parë.