Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Në San Siro kam përjetuar emocione të mëdha”, IBRA mes lotësh: Vetëm dashuri e lumturi mora nga ky klub, por është koha t’i them MIRUPAFSHIM

Shkruar nga NEWSPORT
“Në San Siro kam përjetuar emocione të mëdha”,
Zlatan Ibrahimovic ditën e djeshme i dha “lamtumirën” Milan. Një moment emocionues për suedezin që largohet nga kuqezinjtë pas 5 vitesh e gjysmë. Gjatë kësaj periudhe ka arritur të luajë në 163 ndeshje duke shënuar 93 gola dhe duke fituar 2 tituj kampion dhe një Superkupë të Italisë. “Kam përjetuar shumë emocione në këtë stadium. Herën e parë që erdha te Milani më dhatë lumturi. Herën e dytë që erdha më dhatë dashuri. Dua të falënderoj familjen, që më qëndron pranë me durim. Dua të falënderoj familjen time të dytë, lojtarët. Dua të falënderoj trajnerin dhe stafin e tij për përgjegjësinë që më dhanë. Falënderoj drejtuesit për mundësinë që më dhanë. Në fund, por më të rëndësishëm nga të gjithë, dua të falënderoj me gjithë zemër tifozët. Më pritet krahëhapur, më bëtë të ndihem si në shtëpi. Do të jem milanist gjithë jetën. Erdhi koha ti them mirupafshim futbollit, jo juve. Forca Milan”, ka theksuar Ibra mes lotësh përpara gjithë stadiumit që “brohoritën” emrin e tij.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga