Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Në Rumani të frikësuar nga Ballkani, trajneri i Cluj s’e fsheh: Kanë shënuar 6 gola në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
Në Rumani të frikësuar nga Ballkani, trajneri i Cluj s’e

Ballkani i Ilir Dajës ka shqetësuar jo pak Dan Petrescun. Trajneri i Clujit ka folur për sfidën e javës së ardhshme me suharekasit që do të jetë e fundit për fazën e grupeve në Conference League.

Kampionët e Kosovës mund t’i hapin punë rumunëve në shtëpinë e tyre. Ndeshja e parë në Prishtinë ka përfunduar me rezultatin 1-1, e cila ishte hapëse për Conference League. Tekniku i skuadrës së Cluj ka thënë:

“Ne duhet të fitojmë dhe më pas të jemi në Evropë edhe në pranverë. Por, Ballkani është një ekip i cili i ka realizuar gjashtë gola në transfertë, prandaj është e qartë se do të jetë një ndeshje e vështirë për ne.

Shpresoj që ta ruajmë freskinë për ndeshjen e së enjtes. Ballkani do ta japë më të mirën e tij, jam i sigurt. Më duhet ta gjej balancën. E enjtja është rasti ynë, si në aspektin material ashtu edhe në atë sportiv.

Do të ishte një sukses për futbollin rumun po ashtu. Ndeshja e së enjtes është mjaft e rëndësishme”, përfundoi Petrescu.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga