Bledi Shkëmbi pritet të jetë trajneri i ri i Teutës. Korçari ka eksperiencën e duhur për të qenë në krye të Djemve të Detit. Sot pasdite ai pritet të mbërrijë në Durrës ku do të prezantohet para gazetarëve. Gjithashtu ka festë te Teuta për shkak të Erando Karabecit.
Mesfushori i njohur feston 34-vjetorin e lindjes. Klubi durrsak e ka uruar në kanalin zyrtar ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, festofsh edhe 100 vite të lumtura!” Veç prezantimit të trajnerit, është ditëlindja e Karabecit që i jep një marsh më shumë atmosferës festive në Durrës.
Poll