Armando Broja prej kohësh tashmë vazhdon riikuperimin e tij, ndërsa ka nisur me ushtrimet në palestër në mënyrë intensive. Synimi i sulmuesit është të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të jetë pjesë e Chelsea në fazën përgatitore.
Por me ardhjen e Muricio Pochettino te Blutë e Londrës, qëndrimi i lojtari kuqezi nuk është e sigurt në “Stamford Bridge”. Sipas gazetarit të njohur anglez, Darren Leëis bëhet e ditur se për 21-vjeçarin kanë shfaqur interes dy skuadra nga Premier League dhe Napoli.
Kampionët e Italisë e shikojnë Brojën si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen, me këtë të fundit që lidhet me një largim pasi ka shumë oferta nga ekipe “big”.
Ndërkohë në Premier League janë Brighton dhe West Ham që kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Të dyja ekipet janë të gatshme të huazojnë Brojën për sezonin e ri. Siç duket vera do të jetë mjaft e “nxehtë” për talentin e kombëtares dhe për të mësuar të ardhmen e tij duhet të presim se cila do të jetë fjala e “fundit” e Pochettinos.
[caption id="attachment_692583" align="alignnone" width="587"] Postimi ne Twitter[/caption]