Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Ne na bëhet gjithmonë padrejtësi”, De Laurentiis nuk përmbahet: Arbitrat kanë ndryshuar rregulloren, asgjë nuk funksionon më në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
“Ne na bëhet gjithmonë padrejtësi”, De Laurentiis nuk

Napoli u mposht nga Interi në Superkupën e Italisë. Zikaltërit triumfuan ndaj kampionëve me shifrat 1-0, teksa Lautaro Martinez do të shënonte edhe golin vendimtar të këtij takimi. Napolitanët mbetën me 10-të lojtarë në minutën e 60-të pas daljes me karton të kuq të Simeones.

Pas kësaj disfate ishte mjaft i irrituar edhe presidenti i Napolit, Aureli de Laurentiis. Ky i fundit theksoi se pasi skuadra e tij mbeti me 10-të lojtarë nuk mund të flitej më për lojë spektakolare. Ndër të tjera ai nënvizon se gjithmonë ndaj tyre po bëhet padrejtësi dhe arbitrat në Itali po ndryshojnë edhe rregulloren.

“Pavarësisht se luajtëm me dhjetë lojtarë i krijuam vështirësi Interit. Nuk kam dëshirë të vërtetoj mendimet e tifozëve, nuk mendoj se ka nevojë. Dobësia e gjyqtarëve këtë vit flet vetë. Para ndeshjes po pyesja veten se çfarë siklet do të kisha ndjerë këtë mbrëmje. Ne duhej të tregonim veten, megjithatë duke qenë se na lanë me dhjetë lojtarë ndeshja nuk mund të ishte më spektakolare. Fatkeqësisht kampionati nuk funksionon në Itali. Ata kanë ndryshuar gjithashtu rregulloren, ne i paguajmë në kampionat dhe në kupa”, ka përfunduar kreu i klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga