
Kukësi vijon betejën për titullin kampion, ndërkohë që lojtarët kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e tyre pas këtij sezoni.
Për këtë, katër lojtarë titullarë, kanë dorëzuar në klub dhe në federatë kërkesën për mos-zgjatjen e kontratës në fund të sezonit, pasi duan të jenë lojtarë të lirë dhe ta kenë vetë në dorë të ardhmen e tyre.
Kërkesën e bërë e konfirmon edhe menaxheri i Albi Allës, Drini Çaushi, i cili për panoramën ka thënë shkurtimisht:
“Albi ka çuar letrën në federatë dhe në klub. Tani do ulemi të diskutojmë për vitin tjetër, por të gjitha këto pas ndeshjes së fundit”.
Veç Allës, të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe Pero Pejiç, Matija Dvornekoviç dhe Nijas Lena. Të gjithë këtyre lojtarëve u përfundon kontrata në fund të sezonit.