
Në Angli do të jetë një përballje “titanësh” mes Arsenalit kryesues dhe Manchester Cityt. Vetëm 3 pikë i ndajnë skuadrat në renditje dhe dueli mes tyre është për titull dhe kryesimin e kampionatit.
“Topçinjtë” këtë sezon kanë kryesuar të vetëm Premier Leaguen por rezultatet negative në dy javët e fundit kanë bërë që skuadrat e tjera të ngushtojnë diferencën. Djemtë e Pep Guardiolës janë më të motivuar se kurrë për të fituar këtë takim. Në “Emirates” ora 20:30 do te jetë një “luftë” e vërtetë.
Formacionet e mundshme:
Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka, Odegaard; Saka, Nketiah, Trossard.
Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Ake; Rodri, Bernardo, De Bruyne; Mahrez, Alvarez, Grealish.