
Ballkani ka bërë goditje e radhës në merkato. Skuadra e Superligës kosovare përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur akordin me Albion Rrahmani.
Sulmuesi shkëlqeu sezonin e kaluar në ligën e parë me skuadrën e Malishevës në Kosovë i kanë vendosur pseudonimin "Lewandovski". Paraqitjet pozitive të bëra sezonin e kaluar nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Ballkani që ka bindur lojtarin dhe kanë firmosur një kontratë për 3 sezone.
Postimi i Ballkanit:
Një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë ishte Albion Rrahmani,
Me Rrahmanin kemi nënshkruar kontratë për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.
Paraqitjet mbreslënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi "Lewandovski".
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë.
Urojme që tani Lewandovski I Ballkani-t të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atije personale