
Tërmeti që goditi ditën e djeshme vendin tonë, ka sjellë solidarizimin e gjithë shqiptarëve me ata që u dëmtuan nga kjo fatkeqësi natyrore. Klubi i Tiranës ka organizuar një mini-kamp pranë ambienteve të stadiumit "Selman Stërmasi".
Sot, përmes një postimi në kanalin zyrtar, ka vend për falënderime për të gjithë ata që kontribuan në shërbim të komunitetit shqiptar duke u solidarizuar me ngjarjen e tmerrshme. Presidenti i klubit, Refik Halili vuri gjithçka në dispozicion të atyre që janë dëmtuar, duke ngritur çadra pranë stadiumit bardheblu.
"Nje nisem humanitare e KF Tiranes ka bere te mundur dje hapjen e nje minikampi prane stadiumit "Selman Stermasi".
Nje numer i madh personash, familjesh te tronditura nga termeti i djeshem, kane zene vend ne cadra per te kaluar naten dhe qendruar aty per sa do te jete nevoja. Me teper se 100 persona jane strehuar, ushqyer dhe marre te gjithe suportin mjekesor per situaten.
Klubi eshte solidarizuar me momentin dramatik qe vendi po kalon dhe ka organizuar nje minikamp per te treguar dhe nje here vlerat si nje klub qe i kalon permasat e futbollit.
Falenderojme te gjithe qytetaret vullnetare qe kontribuan duke sjelle veshje dhe ushqime. Falenderojme partneret tane Digiprint, Spitali Salus, Uji Lajthiza, Farmaci Butrinti, Fundjave Ndryshe dhe Kristian Bocin per suportin e dhene.
Ne jemi Tirona!", shkruhet në postimin e klubit të Tiranës.