“Në Granada të çmendur pas UZUNIT”, gazetari spanjoll: Klubi organizoi fluturim me helikopter privat për të. Ardhmja? Do të jetë e vështirë të qëndrojë (VIDEO)
Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni padiskutim është lojtari kyç te Granada këtë sezon. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë 21 gola dhe të dhurojë 4 asiste, duke ndihmuar skuadrën kështu të luftojë deri ën fund për ngjitjen në La Liga sezonin e ardhshëm.
Beratasit ëhstë ktheyr gjithashtu në një “idhull” për tifozët, të cilët duket se janë “dashuruar” me Uzunin. Gazetari i njohur, Heath Chester, njherësh edhe tifoz i ekipit për “GazetaBlic Sport” ka theksuar se klubi i Granadas organizoi një udhëtim me helicopter pasi kjo avneturë i pëlqen shumë Uzunit.
Gjithashtu ndër të tjera theksoi se pavarësisht se 27-vjeçari ka firmosur kontratën deri në vitin 2026 është shumë e vështirë që të qëndrojë edhe pas merkatos së verës te Granada, pasi interesimet për të janë mjaft të shumta.
“Uzuni ka qenë spektakolar këtë sezon me Granadën, duke e bërë atë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip, duke fituar edhe simpatinë e gjithë tifozëve të skuadrës. Duke qenë se ai shijon fluturimet me helikopter, kjo e ka bërë atë një lloj ikone. Granada madje organizoi një udhëtim me helikopter për të në nivel lokal me Forcat Ajrore.Uzuni sigurisht ka tërhequr interes nga ekipet e ndryshme në të dy ligat, La Liga dhe Premier League, që do të thotë se mund të jetë e vështirë për Granadën që ta mbajë në klub. Megjithatë, ata nuk do ta lëshojnë lehtë, duke pasur parasysh se kohët e fundit ai ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026. Kjo kontratë përfshin një klauzolë lirimi prej 12 milionë eurosh nëse Granada nuk arrin të fitojë promovim, që ngritet në 25 milionë euro nëse ata arrijnë në La Liga. Megjithatë, ai duket se e pëlqen të jetojë këtu dhe të luajë për Granadën, kështu që kjo mund të ndikojë në vendimet që ai merr. Tifozët sigurisht që do ta dëshironin që të qëndrojë, megjithëse ata gjithashtu kuptojnë se kjo mund të jetë e vështirë nëse ndonjë klub bën një ofertë të madhe”, ska deklaruar Chesters.