Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në Europë vetëm gjysma e SUPERIORES, 5 klube të elitës nuk licencohen

Shkruar nga NEWSPORT
Në Europë vetëm gjysma e SUPERIORES, 5 klube të elitës


Tirana, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Partizani janë 5 klubet që kanë arritur të licencohen për Kupat e Europës. Edhe pse ka pasur shumë zhurmë, veçanërisht për bardheblutë, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë "OK"-në 5 klubeve të sipërpërmendura që kanë plotësuar kushtet e licencimit. Bylis, Vllaznia, Flamurtari, Luftëtari dhe Skënderbeu janë skuadrat e tjera që janë të detyruar ta shohin Europën përmes televizorit.

Edhe pse mallakastriotët po luftojnë në dy fronte, pasi janë edhe në gjysmëfinale të Kupës, kompeticionet europiane janë thjesht një mirazh për skuadrën e Dovedan. Sakaq, Skënderbeu është përjashtuar nga kupat e Europës, ndërsa Vllaznia ka pasur probleme me tatimet në vend. Sa i përket Flamurtarit dhe Luftëtarit janë dy ekipe që i kanë "larë hesapet" me Superioren prej shumë javësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga