
Granit Xhaka nuk po kalon një moment të mirë te Arsenal. Mesfushori shqiptar reagoi duke ofenduar tifozët që ndeshjes me Crystal Palace në momentin e zëvendësimit. Prej 3 ndeshjesh Xhaka është lënë jashtë skuadre dhe i është hequr shiriti I kapitenit. Në Angli shprehen të sigurt se aventura e tij me Arsenalin është mbyllur. Gjatë merkatos së janarit Xhaka pritet të largohet edhe pse kërkoi falje për gjestin e tij.
Milani po monitoron me kujdes situatën e tij dhe kërkojnë të përfitojnë për ta bindur të transferohet në "San Siro". Drejtuesit e klubit kuqezi kërkojnë lojtarë me eksperiencë në mesin e fushës dhe Xhaka është profile ideal që kërkon Milani. Xhaka është lojtari I parë në listën e kuqezinjëve për merkaton e janarit.