Skënderbeu ka nisur sot fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve të Champions League. Korçarët janë zhvendosur në Tirol të Austrisë, aty ku do të qëndrojnë deri disa ditë përpara ndeshjes së parë kundër Ferencvarosh.
Por, trajneri italian, Andrea Agostinelli ka kërkuar ndryshim të rregullave në ekipin kampion. Këto ndryshime lidhen me takimet miqësore, të cilat do të jenë vetëm 3 gjatë ditëve që do të qëndrojnë në Tirol. Ndërsa ka preferuar vetëm rivalë me potencial gjatë fazës përgatitore, ndaj miqësoret që do të zhvillohen në Austri janë si më poshtë:
29 qershor 2016 / Ora 17:00 / Skënderbeu - HNK Rijeka
3 korrik 2016 / Skënderbeu - Qarabach
5 korrik 2016 / Skënderbeu - Maçabi Tel Aviv
Poll