Liverpool është shumë larg pritshmërive të fillim sezonit, ku konsiderohej një nga skuadrat favorite për të fituar titullin kampion në Premier League. Të ndodhur në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit dhe dy humbjet rresht në dy javët e fundit, duket se kanë lëkundur edhe stolin e Jurgen Klopp.
Kjo, pa diskutim, është një nga periudhat më sfiduese të mbretërimit të tij 7-vjeçar, por oreksi i Klopp për të rindërtuar skuadrën është i dukshëm dhe ai e bëri të qartë se nuk do të shmanget nga përgegjësitë e tij.
“Sigurisht që kam dëgjuar se jam shumë besnik, mendoj se të gjithë duhet të jenë besnikë. Pra, për sa më përket mua, ajo që dëgjoj më çudit, unë nuk do të largohet. Pra, kjo do të thotë se ndoshta ka një pikë ku ne duhet të ndryshojmë gjëra të tjera. Do të shohim, por kjo është për të ardhmen, si vera apo çfarëdo. Jo tani. Kam hapësirë dhe kohë për të menduar për të”, ka deklaruar tekniku gjerman.