
Tirana do të luajë të dielën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për bardheblutë që përveç 3 pikëve, luajnë edhe për prestigj.
Një javë para kësaj supersfide, janë tifozët e Tiranës, “Tirona Fanatics” që provokojnë në rrjetet sociale. Ata i quajnë kundërshtarët “pacientë” si dhe e konsiderojnë detyrim triumfin ndaj kundërshtarit të përjetshëm. Në faqen zyrtare në facebook, shkruanin:
“Të dielën jemi kundër pacientëve, të dielën luajmë kundër fansave indirekt, kundër ekipit më të fëlliqur e më të shëmtuar në historinë e futbollit, prandaj dhe fitorja është DETYRIM! Gati për leksionet e rradhës, për ju shkollë dhe ditë të dielë! Ora 19:00 – Air Albania. Detajet e kortezhit dhe organizimit do të dalin gjatë javës. Për kryeqytetin, për Tironën!”