Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E FUNDIT/ Futbolli peng i politikës, protesta shtyn një tjetër ndeshje futbolli në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
E FUNDIT/ Futbolli peng i politikës, protesta shtyn një tjetër

Sopoti-Elbasani që ishte parashikuar të luhej nesër në "Selman Stërmasi" nuk do të zhvillohet.

Shkak bëhet mungesa e policisë në këtë takim. Drejtoria e Policisë ka dërguar një shkresë në FSHF ku lajmëron se nuk do të garantojë mbarëvajtjen e kësaj sfide të vlefshme për Grupin B në Kategorinë e Parë.

Duket se protesta e Opozitës që do të zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e kombit" ka bërë që policia e shtetit të angazhohet e gjitha për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike në shesh dhe jo në stadium.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga