Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Nga studio e “Opinion” në vendimmarrës për futbollin shqiptar, Blendi Fevziu, “fytyra” e re e KE-së në FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
Nga studio e “Opinion” në vendimmarrës për futbollin
Blendi Fevziu - FSHF

Ditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u mbajt Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore 2026. Presidenti Armand Duka u rikonfirmua në krye të FSHF-së, teksa u vendos edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Si një prej anëtarëve të KE-së është zgjedhur edhe Blendi Fevziu. Moderatori i njohur i emisionit “Opinion”, tashmë ka nisur një rrugëtim të ri në “familjen” e futbollit shqiptar, duke u bashkuar me ekipin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Fevziu ishte një nga më të votuarit, me plot 40 vota “PRO” që ai të ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv. Tanimë, ai do të jetë pjesë e një funksioni thelbësor, pasi ka rol kryesor në hartimin dhe miratimin e politikave zhvillimore të futbollit në vendin tonë.

Vlen të përmendet se Blendi Fevziu njihet gjerësisht edhe si një përkrahës i Kombëtares shqiptare të futbollit, duke e ndjekur pothuajse kudo djemtë kuqezi luajnë. Madje, ai është një mbështetës i fortë i investimeve të shumta që FSHF ka bërë në futbollin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu