
Skënderbeu do të luajë në shtëpi ndaj Flamurtarit ditën e nesërme. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi kërkon të arrijë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për Europë. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur dhe numri një i pankinës korçare.
"Është një javë e ngarkuar, luhen tre ndeshje për tetë dite. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë. Normalisht edhe tempi në stërvitje bie", u shpreh fillimisht Shehi.
"Duhet të fitojmë medoemos, pasi afrohemi me pozicionet lart. Është ndeshje me rëndësi të madhe. Ka vështirësi, pasi e kam thënë se diferencat janë të vogla në fushë"
"Do të hedhim në fushë ata që janë më të gatshëm dhe të përshtatshëm. Muzakën po e ruajmë pas atij dëmtimi. Edhe Taipi do të jetë me ne, nuk është ende në 100".
"Këtu nuk ka probleme pagash. Ndoshta ka ndonjë vonesë. Jemi në Shqipëri, por nuk ka probleme", përfudoi Shehi.