
Superliga e Kosovës vijon sot me ndeshjet e radhës, ku nuk mungojnë përballjet interesante. Drita pret në shtëpi Dukagjinin, ku tre pikë janë më shumë sesa detyrim. Diferenca me ndjekësit është katër pikë, e kjo u jep atyre njëfarë qetësie. Një takim i barabartë pritet të jetë ai mes Flamurtarit dhe Ferizajt, me të dyja ekipet që vijnë pas një forme jo të mirë. Trepça 89 nuk mund të gabojë ndaj Drenicës, pasi situata në vendet e fundit është mjaft delikate.
Ndeshjet:
Drenica - Trepça / 17.00
Drita - Dukagjini / 17.00
Flamurtari - Ferizaj / 17.00
Poll